Një qytetar nga Shtimja ka raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.

Rasti është raportuar në orën 06:30 në rrugën “De Rada”.


Pas veprimeve të shpejta hetimore, njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar, shtetas kosovar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Automjeti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit. /Telegrafi/