LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në kufirin e Vërmicës nën dyshimin ‘Dhënie e ryshfetit’

Arrestohet një person në kufirin e Vërmicës nën dyshimin ‘Dhënie e ryshfetit’

Një veturë më katër persona është ndalur të martën rreth orës 17:48 nga Policia e Kosovës në pikën e Kalimit Kufitar (PKK), në Vërmicë, ku kanë arrestuar një person nën dyshimin për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Sipas një njoftimi për media, gjatë kontrollimit dhe regjistrimit  të dokumentave  të personave dhe automjetit,  në dokumentet që i janë prezantuar Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë prej  50 (pesëdhjetë) eurosh.

“Më datën 06.04.2021 në orën 17:48 , në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë,  ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona,  shtetas shqiptarë. Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente,  pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

“I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’. Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori