Arrestohet një person në Ferizaj, punonte në kundërshtim me masat antiCOVID dhe kanosi policin

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt mbrëmë, rreth orës 23:45 ka pranuar një informacion inteligjent, se në rrugën ‘’Zenel Hajdini ‘’ në Ferizaj një lokal është duke punuar në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Menjëherë një patrullë e policisë nga stacioni policisë n Ferizaj ju ka përgjigjur kësaj informate dhe në këtë lokal ka hasur disa persona brenda.
Në lidhje me këtë në bazë të autorizimeve, policia i ka marr veprimet e duhura dhe ka filluar tu shqiptojë fletëparaqitje të gjithë personave të pranishëm që nuk kanë respektuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19.
“Mirëpo, një person ka filluar t’i kundërshtojë policinë, duke i fyer ata dhe duke i kërcënuar me jetë. Policia, të detyruar nga veprimet e personit të dyshim, për shkak të kanosjes së drejtpërdrejt, për ta futur situatën e krijuar nën kontroll e arrestojnë të njëjtin person me inicialet L.A ( M/K) i moshës 44 vjeçar dhe gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur edhe një armë zjarri (pistoletë me 3 fishekë)”, thuhet në njoftim.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë testit me alkooltest, ka rezultuar me 1.16 promila.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin , parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid- 19 dhe fton qytetarët që sa herë kanë informacione për mos zbatim të këtyre masave, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri