Arrestohet një grua për vjedhje në një market në veri të Mitrovicës

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:30 në rrugën “Knjaz Milloshi”, në veri të Mitrovicës.
Tutje thuhet se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Knjaz Milloshi, Mitrovicë Veri/ 15.04.2025 - 12:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare në një market ka kryer vjedhje. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































