LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 15° partlycloudy_day

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Ferizaj, identifikohet edhe një tjetër

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Ferizaj, identifikohet edhe një tjetër

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka njoftuar se pas një hetimi intensiv lidhur me veprat penale “Vjedhja e Rëndë”, ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave në qytetin e Ferizajt, kryesisht në lokale. Ndërkaq, pas përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur të dyshuarin B. T, 23 vjeç ai është ndaluar nga Njësia e Hetimeve të Prishtinës, nën dyshimin për një vepër të ngjashme në rajonin e Prishtinës.

“Nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, B.T është intervistuar nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit dhe ballafaqimit me provat e mbledhura, ai ka pranuar kryerjen e disa veprave penale të “Vjedhjes së rëndë” në rrugët e Ferizajt: “Bajram e Gursel Sylejmani”, “Hamëz Jashari”, “12 Qershori”, “Dëshmorët e Kombit”, “Agim Matoshi” dhe “Latif Hasani”. Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, duke përfshirë video incizime nga kamerat e sigurisë dhe sende të ndryshme që ndihmojnë në ndriçimin e këtyre rasteve. Deri më tani janë zbuluar tetë (8) raste të “Vjedhjes së rëndë””, thuhet në njoftim të Policisë.

Sipas Policisë  i dyshuari B. T ndodhet në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë në koordinim me prokurorin e shtetit.


“Njësiti i Hetimeve po vazhdon përpjekjet për të siguruar prezencën e të dyshuarit të dytë dhe për të grumbulluar prova të tjera relevante. Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Ferizajt do të vazhdojë të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Anëtari më i ri i NATO-s po dërgon aeroplanët ushtarakë për të kontrolluar kufijtë e aleancës për herë të parë

Anëtari më i ri i NATO-s po dërgon aeroplanët ushtarakë për të kontrolluar kufijtë e aleancës për herë të parë

Botë
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare

"Këtu është shumë ftohtë, askush nuk ma tha këtë", bëhet viral reagimi i zëvendëspresidentit amerikan gjatë vizitës në Grenlandë

Botë
Çarje masive e tokës në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë

Çarje masive e tokës në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë

Azia
Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Serbia
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Kalo në kategori