Drejtoria Rajonale e Policisë - Prishtinë, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u realizua sot në rrugën "B", në Prishtinë nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar M.K. (51), ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.


M.K. konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit dy vjet e dhjetë muaj burg, ka thënë Ahmeti.