Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës

Arrestohet një person me inicialet V.B i moshës 32 vjeç pasi dyshohet se ka kryer veprën “Grabitje”, në një vilë të Çagllavicës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vepra e grabitjes ka ndodhur më 26.12.2025.
Tutje në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 26.12.2025, në një vilë në Çagllavicë. Puna e zyrtarëve policor për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast po vazhdon, ndërkohë që personi i dyshuar: V.B, (mashkull) 32 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

















































