LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 27-vjeçar në Prishtinë, i gjenden drogë e armë

Arrestohet një 27-vjeçar në Prishtinë, i gjenden drogë e armë

Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, pas pranimit të një informate se një i dyshuar merret me shit-blerje në sasi të vogla të substancave narkotike dhe pas trajtimit policor të kësaj informate, ka arritur ta identifikojë dhe ta ndalojë të dyshuarin.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, B.G., viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar, është bërë në bashkëpunim mes hetuesve të antidrogës dhe zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në zbatim të Planit Operativ ‘Siguria në shkolla dhe stop drogave në shkolla’.

I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës ‘Gjergj Fishta” në rrugën ‘Ismail Dumoshi’ në Prishtinë.


Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një sasi e vogël substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë, 2320 euro dhe një thikë.

Policia më pas ka kërkuar nga organet e drejtësisë leje për kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit.

Pas pranimit të urdhër-kontrollit, policia e ka realizuar të njëjtin dhe në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar edhe: Një armë zjarri AK-47 me dy karikatorë dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri “Bereta” me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një sprej, 48 qese të vogla, dyshohet të jetë marihuanë, me peshe 39gr., një peshore digjitale etj.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy vepra penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48orë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori