Arrestohet një mjek në Vushtrri, akuzohet për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar një mjek në Vushtrri me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Arrestimi vjen pas hetimeve disa mujore dhe masave të veçanta hetimore.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni konfirmoi për Telegrafin se i dyshuari me iniciale A.V. akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët.
“Pas hetimeve dhe verifikimeve të bëra nga ekipet hetimore, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh,” tha Preteni.
Hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































