Vito Schnabel arrestohet pak javë para ndarjes me Heidi Klum.

Vetëm disa javë para se Heidi Klum konfirmoi ndarjen e saj nga Vito Schnabel, ish-i dashuri i supermodeles është arrestuar për posedim të paligjshëm të substancave të kontrolluara, të cilat nuk janë për shitje.


"Është me rëndësi të mbahet mend se Vito është ende i pafajshëm deri në momentin kur gjykata të vendosë nëse është fajtor ose jo”, thuhet në kumtesë.

vito schnabel 1

Heidi Klum ka konfirmuar se ajo dhe Schnabel i kanë dhënë fund lidhjes së tyre trevjeçare, transmeton KP.

“Besoj se kjo është e rëndësishme për të marrë pak kohë për të pushuar dhe për të reflektuar”, ka thënë Klum.

Klum dhe Schnabel filluan lidhjen në vitin 2014.

2A2D5DBB00000578 0 image m 27 1435856519871