Arrestohet “humanitarja” nga Peja, mashtroi fermerët për subvencione

Një “humanitare” nga Peja është arrestuar për mashtrim ndaj fermerëve, me urdhër të Prokurorisë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale mashtrimi. Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë Nikçi.
Ai tutje ka shtuar se prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do parashtroje kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehures, si dhe aktvendimin për fillimin e hetimeve.
E arrestuara është Ardiana Begolli, e cila dyshohet se u ka marrë mijëra euro fermerëve me premtimin për mjete bujqësore që nuk arritën kurrë nga Danimarka.
Ajo krijoi një shoqatë fantazmë për të realizuar këtë skemë mashtruese.
Si ra në kurth Ardiana Begolli?
Emisioni “Piranjat” zbuloi këtë skemë mashtrimi, ku Begolli e fshehur pas petkut të humanitares, krijoji skemën e mashtrimit duke u premtuar fermerëve traktorë dhe makineri bujqësore, të cilat sipas saj do të vinin falas nga vendi mik Danimarka, ndërsa fermerët do të paguanin, vetëm kostot e transportit. Një shumë që shkonte në 250 euro për një mjet, ndërsa shtoheshin vazhdimisht nëse fermeri do të kërkonte makineri të tjera bujqësore.
Të gjendur përballë një oferte të “parezistueshme”, fermerët ranë dakord që të jepnin paratë. Kështu, fermeri i parë që kontaktoi me Ardianën, duhej të krijonte një grup me pesë persona, të cilët duhet të kryenin pagesën. Pagesa shkonte në xhepin e Ardiana Begollit, e cila ia kishte dalë që të krijonte një profil prej humanitareje duke përdorur një shoqatë në emër të saj, por që ligjerisht nuk njihej nga institucionet e Kosovës.
Pasi mori paratë nga fermerët, ajo nisi ti mbante me shpresa, se makineritë bujqësore do të vinin, ndërsa i shtynte drejt porosive për mjete të tjera bujqësore, për të rritur më shumë fitimet e saj dhe për të “zhytur” edhe më keq fermerët e gjorë, të cilët vonë “nuhatën” se këtu vinte era mashtrim dhe jo një mashtrim dosido, por me një skenar të përgatitur deri në detaje nga Begolli, e cila deri sa u përball me ne mendoi se do ia hidhte paç. Por ndonjëherë… gjërat nuk shkojnë sipas planit.
Kështu pas denoncimeve të ardhura në Redaksinë e “Piranjave”, iu futëm punës, për zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj shoqate, gjoja bamirsie, pasi… djalli fshihet në detaje. Kështu, u futëm në rol. Si një fermer i interesuar për pajisje bujqësore, kontaktuam me Begollin dhe i lamë një takim. Këtu, nga dëshira e madhe për të përfituar sa më tepër para, Ardiana ishte e gatshme të na takonte dhe të bënte pazarin e radhës, i cili në fund nuk doli ai që ajo priste.
Pasi firmosëm për të dhënë paratë në një bllok, pa vulë dhe asnjë detaj formal, tema doli tek paratë, të cilat Ardiana Begolli nuk dëshironte ti merrte në ambient të hapur në lokalin ku ishim ilur për të mbyllur ujdinë. Dhe ne nuk ia prishëm, lekët shkuam ti merrnim tek makina, ku në fakt isha dhe surpriza e rezervuar për. Në vend të parave, nisi përballja me të vërtetën.
E zënë ngusht përballë fakteve, Begolli vijonte të këmbëngulte se nuk është një mashtruese dhe se fermerët do ti merrnit mjetet bujqësore, por kur i kërkuam një dokument të vetëm që vërtetonte bashkëpunimin e saj me fondacionin në Damimarkë që sipas saj do të sillte traktorët dhe makineritë bujqësore, ajo nuk kishte asgjë për të thënë dhe nxitoi të shkonte në makinë. Por të largohesh nuk do të thotë se shpëton nga përballja me të vërtetën dhe me drejtësinë. Prandaj, tashmë çështja është në dorën e drejtësisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania