LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Gjakovë hajni i shumë kërkuar nga Policia e Kosovës

Arrestohet në Gjakovë hajni i shumë kërkuar nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar sot gjatë ditës në rajonin e Gjakovës, personin i cili ishte shpallur në kërkim për shkak të dyshimeve se ka kryer disa vepra të rënda të vjedhjes.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Telegrafin, Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjoka. Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar me sukses rreth orës 16:00.

“Rreth orës 16:00 në fshatin Rracaj në bashkëpunim me policinë e Deçanit, kemi arrestuar personin e dyshuar për shumë vepra të ndryshme penale”, ka thënë Gjoka.


Policia e Kosovës në kërkim të dyshuarit për vjedhje, publikon fotot e personit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve
Lexo po ashtu Policia e Kosovës në kërkim të dyshuarit për vjedhje, publikon fotot e personit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

Ai ka treguar se personi i arrestuar është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, dhe pastaj konfrom vendimit nga ana e Prokurorisë do të veprohet më tej.

Policia e Kosovës më 27 të këtij muaji kishte kërkuar ndihmë për kapjen e tij. Ishin publikuar disa fotografi të tij duke kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë”.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhej në njoftimin e policisë ku kërkohej bashkëpunim për ta arrestuar personin në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori