Arrestohet i dyshuari për vrasjet në Aeroportin e Floridës

Arrestohet sulmuesi i dyshuar, i cili sot në Aeroportin e Floridës, vrau tre persona dhe plagosi së paku tetë të tjerë.
“Sulmuesi i dyshuar u arrestua”, njoftoi MSNBC, duke cituar burime nga policia amerikane.
Mediat amerikane njoftojnë se i pranishëm në vendin e ngjarjes ishte edhe ish-sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.
Ish-sekretari amerikan ka shkruar në rrjetin social Tëitter: Jam në Aeroportin Ft. Launderale. Ka të shtëna armësh. Të gjithë po ikin.
Më vonë, ai ka bërë të ditur se situata ka filluar të qetësohet dhe Policia kanë bllokuar daljet e Aeroportit.
Nga
Telegrafi
06/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































