Arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit në veri të Mitrovicës
Është arrestuar i dyshuari për vjedhje të automjetit në veri të Mitrovicës, rast i cili është paraqitur gjatë ditës së djeshme në stacionin policor të këtij qyteti.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se automjeti i vjedhur është lokalizuar dhe gjetur i braktisur në fshatin Frashër, shkruan Telegrafi.
Sipas policisë, i dyshuari ka inicialet Xh.N, është 45-vjeçar dhe i njëjti është arrestuar në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicën veriore.
“Pas arrestimit dhe sjelljes në stacionin policor, te njëjtit i është bere matja e alkoolit dhe ka rezultuar se ndodhej nen ndikimin e alkoolit me një vlere prej 1.21 ‰”, thuhet në komunikatën për media.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, është iniciuar rasti "Vjedhje" dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/






























