Arrestohet i dashuri i "Asi", prapa grilave mund të përfundoj edhe aktorja!

Tuba Buyukustun ka marrë një lajm të hidhur sa i përket të dashurit të ri.
Në fakt, aktorja ka filluar të takohet me Umut Evgirenin pas shkurorëzimit me Onur Saylakun.
Por, gjatë ditës së sotme biznesmeni turk është arrestuar nga policia turke, transmeton Telegrafi.
Umut 37-vjeçari po akuzohet për një “vjedhje të planifikuar”, e cila ka të bëjë me shmangie të tatimeve dhe bashkëpunim me krimin e organizuar.
Vlen të theksohet se tani për tani, aktorja e cila në Kosovë njihet si "Asi", është e lirë dhe ndaj saj nuk do të ngritët ndonjë akuzë, megjithëse, mund të akuzohet si bashkëpunëtore e Evgirenit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/06/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































