Videot e siguruara nga RTV Dukagjini tregojnë Policinë e Kosovës duke shoqëruar një person i cili është një familjar i njërës nga të suspenduarat. I njëjti kishte kërcënuar stafin.

Videot tregojnë Policinë e Kosovës duke shoqëruar një person i cili është bashkëshorti i njërës prej infermiereve të ë suspenduara.


Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.

I njëjti kishte kërcënuar stafin dhe më vonë, ishte shoqëruar në polici.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi ka thënë për Telegrafin se një person është shoqëruar rreth orës 19:00 pasi i njëjti dyshohet për kanosje të stafit në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda”.

“Është shoqëruar një person pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar stafin e shtëpisë së të moshuarve në Pejë [Orenda]. Ndalimi ka ndodhur në orën 18:50. I dyshuari është duke u intervistuar”, deklaroi Gashi.

Gashi në një prononicim tjetër, ka njoftuar se rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2022/11/313804400_5611346478946134_2485946852575764968_n.mp4

Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë