Arrestohet burri në Serbi, dyshohet se shiti vajzën e tij të mitur për 3,000 euro

Një burrë në Serbi u arrestua nën dyshimin se ka shitur vajzën e tij të mitur për 3,000 euro, sipas njoftimit të autoriteteve atje.
Siç raportojnë mediet në rajon, policia e gjeti të miturën në shtëpinë e një 47-vjeçari, transmeton Telegrafi.
Vajza e mitur për momentin gjendet në kujdesin e Qendrës për Punë Sociale.
Babai i vajzës dhe një burrë tjetër dyshohen për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.
Atyre iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas me kallëzim penal do të dërgohen në prokurori. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































