Policia e Kosovës bën të ditur se i arrestuari është i dyshuar i mundshëm për vrasjen që ka ndodhur më datën 16.12.2013 rreth orës 18:00. Ai është arrestuar në shtëpinë e tij dhe gjatë kontrollit në trupin e tij janë gjetur dhe sekuestruar edhe katër copë municion të kalibrit 9 mm.

“Që nga momenti i kryerjes së veprës penale të vrasjes, është arratisur dhe ky i dyshuar ishte në kërkim policor; është lokalizuar vendndodhja e tij dhe ai nuk ka rezistuar gjatë arrestimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, këtij të dyshuari, pasi që është intervistuar, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. /Telegrafi/