LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 51 vjeçari në Vushtrri, dyshohet se ndezi zjarr në pronën e tij

Arrestohet 51 vjeçari në Vushtrri, dyshohet se ndezi zjarr në pronën e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, i dyshuar për zjarrëvenie.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2021, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie. Në pasditen e sotme është raportuar se si pasoj e përhapjes së shpejt të zjarrit, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth dhjetë (10) hektarë pyje në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë. Në përpjekje për të lokalizuar zjarrin në vendngjarje kanë dalë njësi relevante policore dhe ekipe të zjarrfikësve, ku pas disa orëve është arritur që të lokalizohet zjarri”, deklaroi Zahiti.


Tutje ai shtoi se, pas veprimeve hetimore hetuesit policor kane arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili dyshohet se ka vet-shkaktuar ndezjen e një zjarri në pronën e tij, ku si pasojë zjarri është përhapur – shpërndarë.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra policore është njoftuar prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari R .A., 51 vjeçar të intervistohet, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, shtoi ai.

Zahiti tha se “ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon për kujdes dhe mos ndezje të zjarreve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori