Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të mitur në Fushë Kosovë pasi kanë sulmuar një tjetër, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 22:00.


“Janë arrestuar tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë për shkak se e kanë sulmuar fizikisht viktimën i mitur mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe  ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/