LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona për dhunë në familje në rajonin e Prishtinës

Arrestohen tre persona për dhunë në familje në rajonin e Prishtinës
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar tre persona për dhunë në familje në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë e Gllogoc.

Dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.


Detaje nga raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 15.07.2020 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 16.07.2020 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 16.07.2020 – 18:12. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kërcënuar atë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori