LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim të zyrtarëve policor

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim të zyrtarëve policor
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të enjten rreth orës 19:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë arrestimit të të dyshuarit me inicialet E.D i moshës 58 vjeçare, dy persona të tjerë E.N 31 vjeçar dhe U.E 42 vjeçar u arrestuan pasi kishin penguar zyrtarët policorë derisa kanë arrestuar 58 vjeçarin.

“Të enjten rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ’Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj, në dy raste të ndara, në dy lokale ishin kryer vjedhje.


Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët pas një pune intensive në terren, në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin E.D ( M/K) i moshës 58 vjeçar, të cilin në një bodrum të një banese në rrugën ’12 Qershori’ në Ferizaj e kanë arrestuar, ndërsa janë arrestuar edhe dy persona tjerë: E.N ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe U.E ( M/K) i moshës 42 vjeçar, të cilët kanë penguar zyrtarët policor, derisa kanë arrestuar të dyshuarin E.D”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të shtetit, personat: E.D dhe E.N janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa U.E është liruar për procedurë të rregullt hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori