LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pronarët e një autoshkolle në Kaçanik, dyshohen për marrje ryshfeti dhe falsifikim dokumentesh

Arrestohen pronarët e një autoshkolle në Kaçanik, dyshohen për marrje ryshfeti dhe falsifikim dokumentesh

Dy persona, pronarë të një autoshkolle në Kaçanik, që ka seli edhe në Han të Elezit, janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë marrë ryshfet nga kandidatët për marrje të patentë shoferit.

Sipas Policisë, të dyshuarit H.S. dhe E.S. me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash nga kandidatë të ndryshëm për t’ua mundësuar marrjen e patentë shoferit për kategorinë B dhe kategorinë C.

Kandidatët dyshohet se morën patentë shoferët pa iu nënshtruar testeve apo kritereve përkatëse, përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore, pa iu nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike.


Policia njofton se dy të dyshuarit me këto veprime mund të kenë kryer veprat penale – pranimi i ryshfetit në sektorin privat, dhe – falsifikimi i dokumenteve.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë sot, më 06.11.2024, pas pranimit të urdhëresës nga Gjykata e Ferizajt, në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit, kanë kontrolluar dhe bastisur dy zyra ku janë siguruar dhe sekuestruar disa dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin.

Policia tha se janë sekuestruar dy telefona mobilë, pesë regjistratorë-libra, shtatë fletore regjistrimi, fletore interne dhe xhepi, 64 dosje origjinale të kandidatëve, 21 certifikata mjekësore të shoferëve profesionalë për punë.

“Pas përfundimet të bastisjes, janë shoqëruar dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare”, njofton Policia.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me prokurorin përgjegjës të rastit dhe pas intervistës të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori