Policia po ashtu ka thënë se hetuesit kanë gjetur një lap-top, telefon celular dhe para, të cilat janë vjedhur nga viktima dhe burri i saj në rajonin Madhya Pradesh të Indisë.

Gruaja 39-vjeçe dhe burri kanë qenë në një shëtitje me biçikleta, kur janë sulmuar, transmeton “Evropa e Lirë”.


Burri është rrahur dhe lidhur, ndërsa gruaja është dhunuar në praninë e tij, për t'u dërguar më pas në spital.

Ky ka qenë një tjetër incident i profilit të lartë, pas përdhunimit fatal të një studenteje 23-vjeçe, dhjetorin e kaluar, në New Delhi. /Telegrafi/