LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen një mashkull dhe dy femra për prostitucion

Arrestohen një mashkull dhe dy femra për prostitucion
Foto ilustruese

Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale që lidhen më prostitucionin, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, më 20.10.2021, në ora 18:20, kanë arrestuar tre persona.

Siç njofton policia, hetimi paraprak dhe arrestimi i të dyshuarve është bërë në koordinim me prokurorin e rastit.

Të arrestuarit në këtë rast janë: L.P., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), B.H., (viti i lindjes 1993, femër kosovare), dhe A.B., (viti i lindjes 1994, femër kosovare).


Të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe ‘bashkëkryerje’.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy nga të dyshuarit (L.P. dhe B.H.) janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndaj të dyshuarës A.B., do të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.

Si prove material, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme gjyqësore, janë sekuestruar: dy (2) telefona mobil dhe një DVR, transmeton Telegrafi.