LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për posedim të drogës

Arrestohen dy persona për posedim të drogës
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje për posedim të drogës në magjistralen Klinë – Mitrovicë

“Pas hetimeve intensive disa javore dhe punës operative në teren, dje me datë 04.03.2023, rreth orës 21:45, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Mitrovicë Jug, të asistuar nga njësitet tjera dhe ato për reagim të shpejtë, nën dyshimin për posedim të substancave të dyshuara narkotike, në ,agjistralen Klinë – Mitrovicë kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovar”, njofton policia.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një automjet janë gjetur 4,710 gramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.


Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Është kontaktuar prokurori përgjegjës i rastit, i cili ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.”, ka informuar policia.

Lidhur me rastin, është sekuestruar një qese e madhe me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë totale 4710 gramë, një automjet i tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore dhe dy telefona celularë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori