Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Një aksion i suksesshëm i policisë ka çuar në arrestimin e dy personave për armëmbajtje pa leje në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40, kur një veturë me targa vendore është ndaluar nga zyrtarët policor gjatë patrullimit rutinë në rrugën "Ahmet Kaçiku".
Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një armë EKOL 9mm, një karikator me shtatë fishekë, si dhe një mjet të mprehtë (thikë).
Të dy personat që ndodheshin në veturë, njëri si drejtues dhe tjetri si pasagjer, janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Pas intervistimit të të dyshuarve, prokurori ka udhëzuar që njëri nga ta të mbetet në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka vazhduar hetimet dhe pritet që të dhëna të tjera të mblidhen për të sqaruar më tej rrethanat e rastit./Telegrafi/



















































