Arrestohen dy persona në Podujevë për posedim dhe shitje të narkotikëve

Dy persona janë arrestuar në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, nën dyshimin për posedim dhe shitje të substancave narkotike.
Sipas policisë, të dyshuarit, shtetas kosovarë, janë vërejtur gjatë një procesi të dyshuar të shit-blerjes së narkotikëve.
Gjatë kontrollit fizik, tek njëri prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar 20 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Autoritetet kanë njoftuar se hetimet janë në zhvillim e sipër për të identifikuar rrjetin e mundshëm të shpërndarjes./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































