Policia e Tiranës ka vënë në pranga, një ditë pas supergrabitjes të ndodhur në zemër të kryeqytetit, drejtorin e filialit të bankës së nivelit të dytë, Luigj Gjonaj, si dhe shefin e sigurisë së filialit, Florjan Skarra, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Orët e para të mëngjesit të së hë- nës, në bankën e nivelit të dytë që ndodhen në zonën e ish-Bllokut është konstatuar grabitja në kasafortës, ku janë marrë rreth 21 milionë lekë të reja. Ndërkohë, policia bën të ditur se dy të arrestuarit nuk kanë marrë masat e duhura të sigurisë edhe pse alarmi i bankës ka rënë që mbrëmjen e së premtes. Drejtori i filialit, ashtu edhe shefi i sigurisë edhe pse janë njoftuar për alarmin, nuk kanë urdhëruar kontrolle të imtësishme në të gjithë perimetrin e brendshëm dhe të jashtëm të bankës. Ata, sipas policisë, janë mjaftuar me një verifikim sipërfaqësor, duke u dhënë mundësi autorëve që të punojnë në bodrum të qetë për dy netë me radhë. Dilemë mbetet fakti se si nuk janë dëgjuar zhurmat nga dy zyrtarët e bankës momentin kur kanë shkuar aty. Për policinë, ky fakt ngre një dyshim se grabitësit mund të jenë njoftuar për mbërritjen e drejtorit dhe shefit të sigurisë në bankë.
Hetimet
Për të bërë të mundur grabitjen e 21 milionë lekëve të reja nga kasaforta e bankës së nivelit të dytë, policia dhe prokuroria kanë bërë sekuestrimin e të gjitha kamerave që mendohet se kanë filmuar territorin e bankës. Burime nga grupi hetimor në policinë e kryeqytetit bë- në të ditur se një nga kamerat e sigurisë në pjesën anësore të bankës ka fiksuar një person të maskuar, i cili ka ndryshuar bravën e derës që të fuste në bodrumin, që më parë ka shërbyer si lokal nate. Veprimet e grabitësve mësohet se kanë filluar më datë 5 gusht, duke përfunduar orëve të vona të datës 6 gusht. Burimet thanë se, fillimisht grabitësit kanë hapur një vrimë të vogël por janë hasur më pas në vështirësi për përfundimin e saj. Ndaj, atyre u është dashur që të hapnin një tjetër vrimë, e cila ishte e përshtatshme për të hyrë një person në kasafortën e bankës. Kjo e fundit, sipas hetuesve është e pajisur me kamera sigurie dhe sistem sensorësh. Nga goditjet që grabitësit kanë bërë për të përfunduar në kasafortë, sistemi i alarmit ka dhënë sinjal në telefonin e drejtorit të filialit të bankës dhe shefit të sigurisë, tashmë të arrestuar. Mësohet se sinjali i parë në telefonat e tyre ka mbërritur rreth orës 20:00 të datës 5 gusht (ditë e premte), pra kohë kur kanë filluar edhe gërmimet në bodrum. Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra, kanë shkuar në bankën që ndodhet në zonën e ish-Bllokut, këqyrin vendin dhe nuk konstatojnë asgjë. Ndërkohë, alarmi i sigurisë ka rënë sërish në telefonat e tyre edhe mbrëmjen e datës 6 gusht (e shtunë) dhe Gjonaj e Skarra rikthehen në vendngjarje pa zbuluar përsëri asgjë. Gjithë veprimet e kryera nga dy të arrestuarit janë vërtetuar nga kamerat e sigurisë së brendshme në bankë.
Boshatisja e kasafortës
Grabitësve nuk iu është dashur shumë kohë që të përfundonin me sukses misionin e tyre. Ata kanë zgjedhur të veprojnë në një kohë kur banka boshatiset nga punonjësit. Grabitësit janë hedhur në “sulm” pasditen e së premtes pa u pikasur nga askush, ndërsa kanë përfunduar punë të shtunën në mbrëmje. Plot dy netë punë janë dashur, që kasaforta e bankës të boshatiset për vetëm gjashtë minuta. Burimet thonë se boshatisja e bankës ka filluar në orën 23:13 minuta dhe ka përfunduar në orën 23:19 minuta. Për vetëm gjashtë minuta, tre grabitësit mundën të merrnin 21 milionë lekë të reja. Ky fakt është vërtetuar për hetuesit nga kamerat e sigurisë të vendosura në kasafortë. Paratë e grabitura ishin dollarë dhe euro. Në vendngjarje mësohet se janë sekuestruar kriko, tuba metalike, fishekë brave të thyer, bidonë uji dhe bishta cigaresh që të gjitha të këqyrura dhe të dërguara për ekspertim gjurmësh në laboratorin e kriminalistikës. Identifikimi i autorëve është i vështirë, pasi në çdo vend ata shfaqen të maskuar totalisht.
KSHH: Shteti të mbajë përgjegjësi
Një ditë pasi banka e nive lit të dytë në ish-Bllok u konstatua se kishte rënë – pre e grabitësve, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. KShH thekson në deklaratë se kjo grabitje vjen në një kohë kur ende nuk është zbardhur grabitja në Aeroportin e Rinasit, e ndodhur më 30 qershor. Po ashtu, KShH thekson se krimi sa vjen e rritet, veçanërisht me metodat e sofistikuara të tij, duke goditur befasisht. “Shtetasit kërkojnë jo vetëm transparencë por dhe përgjegjshmëri. Lufta kundër kriminalitetit dhe parandalimit të tij është detyrë e të gjithëve. KShH u bën thirrje në radhë të parë organeve që me ligj janë ngarkuar me përgjegjësi për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit të reflektojnë dhe të nxjerrin shkaqet e kësaj gjendjeje dhe përgjegjësitë individuale. KShH me keqardhje konstaton se kur krimi ndodh merren disa masa parandaluese dhe më pas ngjarja kalon në harresë. Për KShH, shteti mban përgjegjësi nëse autoritetet përkatëse që varen prej tij nuk zbatojnë me rigorozitet ligjin”, thuhet në deklaratën e bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Gjonaj dhe Skarra nuk pranojnë bashkëpunimin me autorët
Për grabitjen e 21 milionë lekëve në bankën e nivelit të dytë në ish-Bllok, kanë përfunduar në pranga vetëm dy persona, drejtori i filialit të bankës dhe shefi i sigurisë. Këta dy persona janë arrestuar për arsye se kanë neglizhuar rënien e alarmit në bankë. Të marrë në pyetje nga oficerë të Policisë Gjyqësore, ata nuk kanë pranuar që të kishin dijeni mbi atë çfarë ndodhte në bodrum. Po ashtu, Gjonaj dhe Skarra janë shprehur se nuk kanë asnjë dijeni mbi autorët që e kanë kryer këtë vjedhje, si dhe të kenë bashkëpunim me ta. “Kur na ka ardhur sinjali i alarmit në telefon, me shpejtësi kemi shkuar në bankë. Për të njëjtin fakt jemi njoftuar edhe nga punonjësit e ruajtjes së bankës. Kemi shkuar aty, kemi bërë kontrollin e brendshëm në bankë, por nuk ka rezultuar asgjë. Kemi kontrolluar çdo cep aty brenda, por ku ta dinim se çfarë ndodhte poshtë. Nuk kemi dëgjuar ndonjë zhurmë nga bodrumi që të kishim vepruar. Ishte një qetësi absolute. Nuk na ka shkuar mendja se mund të gërmonin për t’u futur në kasafortë. Me faktin e grabitjes jemi vënë në dijeni vetëm të hënën në mëngjes”, janë shprehur dy të arrestuarit për këtë ngjarje. Ndërkaq, policia e kryeqytetit ka raportuar se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit të së hënës, ndërsa në kamerat e sigurisë tregohet se kasaforta e bankës është boshatisur që të shtunën në mbrëmje, pa shkuar ora 12:00./Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Lajçak: Franca mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi
Fetai dhe Taravari në takim me presidentin Begaj: Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme