LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Policia ka arrestuar 18 persona në Prizren për “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në njoftim thuhet se më datë 22.11.2024 pas orës 24:00 , pas marrjes së një informate përmes rrugëve operative Drejtoria Rajonale në Prizren, patrulla Stacionit Policor të Prizrenit kanë shkuar në lokalin i cili gjendet në rrugën “2 korriku” Prizren, ku dyshohej për organizimin të skemave piramidale dhe bixhoz të pa ligjshëm.

“Gjatë kontrollit janë hasur tetëmbëdhjetë  persona shtetas të Kosovës brenda lokalit. Gjatë kontrollimit te njëri nga të dyshuarit është gjet një pistolet, gjersa te dy të dyshuar tjerë janë gjetur dy mjete të mprehta (thika). Pistoleta, një karikatori me shtatë (7) copë fishekë si dhe dy (2) thika janë konfiskuar nga zyrtarët e krim teknikës të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatë”, njofton Policia.


Tutje, theksohet se të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në stacionin policor në Prizren ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit te Shtetit iniciohen rastet “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit ndalohen për 48 orë.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori