Ministri shqiptar i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit në Himarë të miliarderit turk, Faruk Fatih Ozer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat.
Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare, ka thënë ministri në një postim në Facebook.
“Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”, ka shtuar Çuçi.
Sipas burimeve të A2 CNN, Faruk Fatih Ozer është arratisur nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.
Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollarë. /Telegrafi/