Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, Ahmeti: Duhet të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se duhet të përshpejtohet rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatën më e madhe të policisë globale, Interpol, pasi arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së me fletarrest nga Serbia, janë të shpeshta. Duke folur për arrestimin e Blerim Ramadanit nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, Ahmeti ka thënë se Serbia do të vazhdojë t’i mbajë nën presion ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kjo është një çështje që duhet parë me komunitetin ndërkombëtar që të përshpejtohet rruga drejte anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Përndryshe pa anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe pa një marrëveshje bashkë me komunitetin ndërkombëtar, në këtë rast me BE-në dhe SHBA, Serbia do të vazhdoj që t’i mbaj në presion të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithë aktivistët. Listat janë plotë e përplot me aktivist të anti-pushtuesit dhe kjo çështje duhet të merret me seriozitetin më të madh”, ka thënë Ahmeti për “Ekonomia Online” teksa ka arsyetuar veprimin e policisë maqedonase për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së.
“Çështja është se vendimet merren, Interpoli ekzekuton vendimet që marrin shtetet anëtare të Interpolit, Maqedonia e Veriut është anëtare e Interpolit, Shqipëria është anëtare e Interpolit dhe kanë obligime që t’i respektojnë vendimet e shteteve pjesëtare të Interpolit”, ka thënë ai.
Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës. Ky nuk është rasti i vetëm kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut arrestojnë ish-ushtarë të UÇK-së, për shkak të fletarresteve nga Serbia. Në vitin 2016, pikërisht për shkak të fletarrestit nga Serbia, ishte arrestuar në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Gafurr Elshani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame