Arrestimet e qytetarëve serbë, që punojnë në institucione të Kosovës, po vlerësohen si shqetësuese e si mesazh për qytetarët e tjerë. Njohësit e dialogut e të sigurisë thonë se kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, dhe se autoritet ndërkombëtare duhet të reagojnë ndaj Serbisë për këtë çështje.
Prej se Lista Serbe e anëtarët e kësaj partie, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në institucionet e Kosovës, presioni e linçimi mbi qytetarët serb që punojnë në institucionet e Kosovës është rritur.
Arrestimi i Nikola Radomiroviqit, drejtor i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Leposaviqit, ka vënë në pah problemet e integrimit të qytetarëve serb që dëshirojnë të punojnë në institucionet e Kosovës, e nuk lejohen nga Beogradi.
Ish ministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi thotë se kjo çfarë ka ndodhur është kidnapim diplomatik dhe duhet të shihet si shqetësuese, edhe nga autoritetet vendore e ato ndërkombëtare.
“Pas ndarjes së Listës serbe jashtë institucioneve të Kosovës janë dukuri të vazhdueshme të institucioneve përkatëse, të BIA-s, dhe të Policisë së Serbisë e cila me një far forme po i bëjnë presion qytetarëve serb që të largohen prej institucioneve të Kosovës, që këtë mundësi po ia akordon lista serbe, faktikisht për shkak se po tenton me mbet faktori numër një në Kosovë nga komuniteti serb”, ka thënë Milazim Gashi – ish zv.ministër për Komunitete dhe Kthim.
Se çështja e arrestimit të zyrtarëve serb që ushtrojnë funksione në institucioneve kosovare, duhet të diskutohet edhe në nivel të dialogut e thotë Belgzim Kamberi nga Instituti ‘ Musinë Kokalari”.
Kamberi thotë, se ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë- Serbi, duhet të ngrisin këtë çështje, dhe të ndërmarrin veprime ndaj shtetit serb.
“Meqë kemi shumë raste që serb të cilët kanë pranuar të integrohen në institucionet e Kosovës ata nënkupton se është goditje e drejtpërdrejt kundër integrimit serbëve në institucionet, rrjedhimisht është kundër normalizimit të marrëdhënieve Kosovë Serbi, në këtë drejtim konsiderojmë se Serbia jo vetëm se po cenon lirinë e lëvizjes së shtetasve të Kosovës, por po angazhohet kundër normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka thënë Belgzim Kamberi nga Instituti ‘Musine Koklari’.
E Taulant Elshani, njohës i sigurisë thotë se arrestimi i serbëve që jetojnë e punojnë në veri të vendit, bëhet nga Serbia për të rritur shantazhin e frikësimin e qytetarëve të tjerë serb.
“Qëllimi i arrestimit të serbëve që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës është frikësimi dhe vështirësimi i integrimit të mëtejshëm të pakicës serbe në Kosovë. Serbia përdorë metoda të ndryshme të frikësimit, dhe në vazhdimësi kemi qenë dëshmitarë të ndalimeve dhe arrestimeve të tilla arbitrare, pa bazë e pa asnjë justifikim. Përmes arrestimeve arbitrare, Serbia ua bën të ditur serbëve që duan të integrohen në institucionet e Kosovës, dhe në përgjithësi të jenë pjesë e jetës normale në vend, se ata do të ballafaqohen më vështirësi dhe rreziqe të tilla. Qëllimi përfundimtar është që serbët të përdoren politikisht nga regjimi i Vuçiqit për qëllime dhe interesa të pushtetit të tij”.
“Institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë një punë të mire në shtrirjen e ligjshmërisë në veriun e vendit, duke shtuar prezencën dhe efikasitetin. E tëra çfarë Kosova mund të bëjë për arrestime të tilla nga Serbia është t’i denoncojë ato në funksion të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar, dhe eventualisht, të rrisë presionin ndaj institucioneve të Serbisë.”
Nikola Radomiroviqit, u ndalua gjatë së shtunës nga autoritete serbe në pikën kufitare në Jarinje, teksa babi i Nikollës, Radoica Radomiroviq aktualisht është zëvendës ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë.
Linçime e kërcënime kishte pasur në rrjete sociale edhe ndaj zyrtarëve policor të komunitetit serb, çka disa prej tyre dhanë edhe dorëheqje./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova