LAJMI I FUNDIT:

Arrest për shoferin që rrëzoi dhe e la veturën në binarë të trenit

Arrest për shoferin që rrëzoi dhe e la veturën në binarë të trenit

Është arrestuar një 75-vjeçar, vetura e të cilit ra në binarët e trenit. Ai e ka lënë veturën në binarët që kalojnë nëpër Surrey të Britanisë së Madhe, ndërsa nuk e ka marrë mundin të njoftojë Policinë.

Këta të fundit, të njoftuar nga qytetarët, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë larguar veturën Mitsubishi Shogun, që qëndronte me rrotat e para në binarë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, gjatë kohës sa ka qëndruar vetura aty, nuk ka kaluar ndonjë tren.


Policia e ka identifikuar shoferin dhe e ka arrestuar. Mbi të rrëndon dënimi për shkaktim i rrezikut në masë dhe vozitje e shkujdesur. /Telegrafi/