LAJMI I FUNDIT:

Arratisja e Sekiraqës, Kurti: Rastet e tilla nuk ngjajnë si rastësi – ky është dështim i sistemit të drejtësisë

Arratisja e Sekiraqës, Kurti: Rastet e tilla nuk ngjajnë si rastësi – ky është dështim i sistemit të drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka komentuar arratisjen e Enver Sekiraqës, të dënuarit për vrasjen e policit Triumf Riza.

Kurti ka thënë se arratisja e Sekiraqës është dështim i sistemit të drejtësisë.

“Në fundjavë kuptuam që njëri prej personave më famëkeq nga bota e krimit që javën e kaluar u dënua përfundimisht nga gjykata me 25 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, është arratisur”, tha Kurti.


Enver Sekiraqa tash e katër ditë i paarritshëm - detaje si erdhi deri tek vendimi për kthim në paraburgim
Lexo po ashtu Enver Sekiraqa tash e katër ditë i paarritshëm - detaje si erdhi deri tek vendimi për kthim në paraburgim

Kryeministri shtoi se të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin e përshkruajnë njëzëri si profesionit të pashoq, i shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarët.

“Triumfin e kam takuar edhe unë dhe e kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enever Sekriaqës është dështim i sistemit tonë gjyqësor, që vazhdon të arratiset vet nga drejtësia”, tha Kurti.

Kurti shtoi se rastet e tilla nuk ngjajnë më si rastësi.

“Vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë, reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tash është urgjencë shtetërore e kombëtare”, tha Kurti.

I akuzuari për vrasjen e policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa që nga 17.05.2024, po vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Sekiraqa do të duhej që të ishte në paraburgim nga masa paraprake që ishte në liri që nga data 03.05.2024 kur ishte shpallur aktgjykimi ndaj tij dhe i ishte zëvendësuar masa nga arresti shtëpiak, por që ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia e Kosovës më 20.05.2024 ka konfirmuar se Sekiraqën e kanë kërkuar në shtëpinë e tij tri ditë radhazi, më 17,18 dhe 19.05.2024, por nuk është hasur aty. Organet e rendit thonë se po punojnë për ta lokalizuar atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori