Aro Muric i jashtëzakonshëm, i pret penalltinë kapitenit rumun

Arijanet Muric ka pritur penallti në sfidën Rumani - Kosovë.
Ishte minuta e 58-të e ndeshjes kur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shkaktoi penallti.
Përkundër protestave nga futbollistët e Kosovës, gjyqtari nuk ndryshoi mendjen dhe la penalltinë për vendasit.
Por Aro Muric si një specialist për pritjen e penalltive tregoi vlerat edhe në këtë moment.
Portieri dardan në mënyrë të mrekullueshme priti penalltinë e kapitenit të vendasve Stanciu duke lënë rezultatin 0-0. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































