Aro Muric i jashtëzakonshëm, ia mohon supergolin Nico Pazit

Portieri Arijanet Muric është duke bërë një tjetër super paraqitje për Sassuolon.
Edhe pse ka pranuar një gol, Muric po bën një paraqitje të jashtëzakonshme, ku brenda 45 minutave lojë ka bërë pesë pritje, katër prej tyre brenda zonës.
Një prej tyre është edhe goditja e Nico Paz, i cili tentoi të shënonte një supergol në stilin gërshërë, megjithatë “gardiani” kosovar ishte në vendin e duhur.
Për më shumë shikoni momentin:
Muric.#seriea #forzasasol #itfc
pic.twitter.com/5d6tP22dHX
— Muric 🇽🇰 (@Muric49) November 28, 2025
Ndërkohë, Como siç pritej po e dominon lojën derisa Sassuolo po provon vetëm disa kundërsulme./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































