LAJMI I FUNDIT:

Arne Slot zbulon arsyen pse Chiesa nuk u ftua për ndeshjen ndaj West Hamit

Arne Slot zbulon arsyen pse Chiesa nuk u ftua për ndeshjen ndaj West Hamit

Federico Chiesa mbeti sërish jashtë listës së lojtarëve të ftuar tek Liverpooli, teksa trajneri Arne Slot ka shpjeguar tashmë arsyen pse italiani nuk ishte prezent për duelin ndaj West Hamit. 

Që prej transferimit të tij në Angli, 27-vjeçari është ballafaquar me një sërë lëndimesh të cilat kanë limituar kontributin e tij. 

Lënia jashtë e Chiesas për takimin ndaj West Hamit ishte ndeshja e 16-të për të që e ka humbur këtë sezon, pa përfshirë dy ndeshjet në të cilat ai nuk ishte në dispozicion pasi kompletoi transferimin nga Juventusi. 


Chiesa bëri një rikthim të shpejt në stolin e Liverpoolit në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Leicester Cityt në ‘Boxing Day’, por nuk udhëtoi në Londër. 

Pas fitores së thellë ndaj West Hamit, Slot dha arsyen për mungesën e Chiesas duke shpjeguar qasjen e kujdesshme të klubit drejt rikuperimit dhe integrimit të tij në skuadër. 

“Me Federicon e kam thënë disa herë, ne jemi duke punuar në dy gjëra. Ne po punojmë për gjendjen e tij fizike dhe kur do që mundemi, do përpiqemi ta bëjmë pjesë të skuadrës”. 

“Por ai ka qenë në bankë gjatë javës dhe ne menduam se ishte më mirë për të të kishte disa seanca stërvitore shtesë në vend se të na bashkohet, kështu që është një ekuilibër që duhet ta gjejmë në mënyrë që ai të rikthehet në gjendjen optimale fizike”, ka thënë Slot. 

Ndeshja e radhës për Liverpoolin do të jetë ajo ndaj Manchester United, e cila do të zhvillohet më 5 janar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori