Blogerja dhe njëherësh nusja në familjen Berisha, Armina Mevlani, ka reaguar pasi Sali Berisha është shpallur 'non grata' nga SHBA.

Ajo në një postim në rrjetin social Instagram i është përgjigjur një pyetje të një fansi, i cili e pyeti për ngjarjen e fundit.


Mevlani e ka konsideruar këtë vendim si politik, ndërsa nuk i intereson asgjë,përpos shëndetit të njerëzve.

0 172 Foto: Instastory

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj", ka shkruar ajo në mbishkrim.

Tutje Armina shtoi: "Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon".

Një ditë pasi SHBA e shpalli person të padëshiruar, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi se ka ngritur padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. /Telegrafi/