LAJMI I FUNDIT:

Armëpushimi në rrezik? Vjen njoftimi i Hamasit në lidhje me lirimin e pengjeve

Armëpushimi në rrezik? Vjen njoftimi i Hamasit në lidhje me lirimin e pengjeve

Hamasi ka deklaruar se do të lirojë pengjet izraelite siç ishte planifikuar fillimisht pas bisedimeve “pozitive” me ndërmjetësit, pas një mosmarrëveshjeje me Izraelin mbi marrëveshjen e armëpushimit të Gazës.

Bëhet e ditur se grupi militant kishte shtyrë lirimin e më shumë pengjeve këtë fundjavë, duke akuzuar Izraelin për shkeljen e armëpushimit.

Si përgjigje, Izraeli paralajmëroi se do t’i kthehej luftimeve.


Ndërsa pas bisedimeve me ndërmjetësuesit kryesorë Egjiptin dhe Katarin, Hamasi tha se lirimet – të cilat do të shohin shkëmbimin e të burgosurve palestinezë në këmbim të atyre izraelitë – do të vazhdojnë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Hamasi konfirmon qëndrimin e tij të vazhdueshëm për të zbatuar marrëveshjen sipas asaj që u nënshkrua, e cila përfshin shkëmbimin e të burgosurve sipas orarit të specifikuar”, thuhet në një deklaratë të grupit militant.

“Bisedimet u karakterizuan nga një frymë pozitive”, vazhdon deklarata.

Ndryshe, është ende e paqartë nëse njoftimi i Hamasit do të mjaftojë për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Izraelin, i cili solli në pikëpyetje fatin e pengjeve të mbetura dhe pauzën e luftimeve.

Deri më tani, 16 nga 33 pengjet izraelite të planifikuar për lirim në fazën aktuale të marrëveshjes janë liruar nga Hamasi dhe 656 të burgosur palestinezë nga një listë prej afro 2,000 janë liruar nga Izraeli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Incidenti në Mynih të Gjermanisë me të paktën 28 të lënduar - i dyshuari është një azilkërkues afgan, momenti i arrestimit të tij

Evropa
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Evropa
Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Botë
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori