Armëmbajtje pa leje e posedim i narkotikëve, tetë raste në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për tetë raste të armëmbajtjeve pa leje dhe posedim të narkotikëve vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Kllokot, Kamenicë, Fushë Kosovë e Gjakovë.
Në katër raste, rastet kanë pasur të bëjnë me armëmbajtje pa leje ku edhe janë konfiskuar armët, ndërkaq në katër rastet tjera, policia ka arrestuar disa të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Detaje nga raporti i Policisë:
Fsh. Nashec, Prizren 21.08.2020 – 01:28. Lidhur me rastin, më 28.01.2021 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë në një aheng familjar kishte shtënë me pistoletë me gas. I dyshuari ka dorëzuar pistoletën me gas, e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kllokot 28.01.2021 – 13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me 19 copa diabollë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kamenicë 28.01.2021 – 14:55. Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga burri i saj (i cili ka vdekur), ka trashëguar një pushkë gjuetie me 21 fishek. Pushka me fishek është konfiskuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 28.01.2021 – 13:05. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 24 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Beqir Kastrati, Prishtinë 28.01.2021 – 03:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas pjesëmarrjes në një rrahje dhe gjatë kontrollit nga policia tek i dyshuari është gjetur një sasi e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Rr. Mentor Ratkoceri, Prishtinë 28.01.2021-20:20. Njësia policore deri sa ka ndaluar një veturë civile dhe kur zyrtarët policor kanë kërkuar nga i dyshuari mashkull kosovar se a posedon diçka të jashtëligjshme, i dyshuari ka nisur vrullshëm veturën, mirëpo për shkak të pengesave në rrugë prej një automjeti tjetër i dyshuari braktis veturën dhe ik në këmbë duke gjuajtur një qese të vogël me substancë të dyshuar marihuanë të cilën njësia policore e ka konfiskuar. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarët të cilët kanë qenë në veturën e të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, vetura e të dyshuarit është konfiskuar dhe është dërguar në parkingun e stacionit policor.
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.01.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë m epeshe një(1) gram si dh enjë thikë të cilat janë konfiskuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Mark Malota, Gjakovë 28.01.2021 – 02:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit nga policia, tek e njëjta është gjetur një sasi e vogël e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës