Portieri i Southampton, Alex McCarthy e ka përshkruar sulmuesin shqiptar, Armando Broja si ‘top-klasë’.

Sulmuesi shqiptar erdhi si zëvendësues i Adam Armstrong në barazimin e së shtunës West Ham United.


Megjithatë, ndikimi i Brojës në ndeshje u dallua dhe sulmuesi shqiptar ka marrë komplimente nga portieri i ekipit të tij.

“Të gjitha zëvendësimet ishin të shkëlqyera. Ata patjetër ndryshuan ngjyrën e lojës”, ka thënë fillimisht McCarthy për Daily Echo.

“Armando kur hyri në lojë, mendova se ishte top klasë. Ka shumë gjera pozitive që mund të marrim nga ai”.

“Ai është një djalë i shkëlqyer së bashku me Tino (Livramento) dhe të gjithë të tjerët që kanë ardhur këtu”.

Broja 1 1

“Mendoj se ne kemi një grup vërtet të mirë të djemve këtë sezon, ka një shpirt të madh ekipor”.

“Ai [Broja] e zbaton veten shumë mirë në stërvitje dhe kjo është arsyeja pse ai ka shansin e tij në lojë”, përfundoi portieri i Southamptonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app