Një ekip arkitektësh të rinj nga Kosova, të cilët kanë realizuar ekspozitën “Mapping of the Obscurity”, janë duke shpresuar që e njëjta të përzgjidhet nga Platforma “Future Architecture”, e njohur për shkëmbime dhe rrjetëzim pan-evropian për arkitekturë.“Futue Archicteure” është një platformë internacionale e cila financohet nga Bashkimi Evropian në të cilën në këtë lloj konference ftohen 25 autorë, arkitektë, dizajnerë, artistë të cilët punimin e  dytë e prezantojnë në Lunljanë para 30 festivale Evropiane/Arkitektonike. Këta studentë janë duke kërkuar ndihmë për mbledhjen e votave sepse un që të kenë mundësinë të përfaqësojnë vendin tonë si arkitektë të rinj në këtë ngjarje të madhe. Përveç lapidariumit, instalacioni është ekspozuar në modelarium dhe në pavilionin në Tiranë, gjatë vitit që lamë pas.Planet e ardhshme të  Instalacionit/ekspozitës janë ekspozimi i saj në Milan Design Week 2020 “Mapping of obscurity” është krijuar nga autori Benart Shala dhe grupi i tij shoqërues, vendi nuk mundëson shumë mundësi për të shfaqur kreativitetin, aftësinë në këtë lami, por me dedikim dhe me ndihmën e grupit, ai arriti që ta ekspozojë jashtë vendit.Ata kërkojnë votën tuaj, dhe këtë mund ta bëni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

82048051 1489391861229095 7972579506156208128 n

82012984 792079597976919 9012221982770462720 n Copy

82048051 1489391861229095 7972579506156208128 n 1