Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), thotë se janë duke e trajtuar me prioritet procesin e përmbylljes së raportit komercial ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.
Sipas një njoftimi për media, ARKEP tregon se kanë kërkuar edhe ndihmën e Organit Evropian të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike, lidhur me çështjen konkrete në veprim.
ARKEP shpjegon se ka pranuar informacionin nga Telekomi i Kosovës se faza e tranzacionit për përmbyllje të këtij procesi do të zgjasë 120 ditë nga data 30 korrik 2019.
“ARKEP ka pranuar informacionin nga Telekomi i Kosovës se faza e tranzacionit për përmbyllje të këtij procesi do të zgjasë 120 ditë nga data 30 korrik 2019 dhe ARKEP pas marrjes së sqarimeve të nevojshme nga palët si dhe kalimit nëpër hapat e domosdoshëm ligjor, do të marrë vendim në një afat sa më të shpejt që të jetë e mundur në lidhje me këtë çështje”, shpjegon agjencia në njoftim për media.
Njoftimi i plotë i ARKEP
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) është duke vazhduar ta trajtojë me prioritet të lartë procesin e përmbylljes së raportit komercial ndërmjet Operatorit të rrjetit të telekomunikimeve -Telekomi i Kosovës dhe Operatorit Virtual të Rrjetit Z Mobile, me fokus të veçantë për sigurimin e shërbimeve për përdoruesit fundorë (konsumatorët), përkundër faktit se marrëveshja e Telekom (ish-PTK) me Dardafon (Z mobile) ka qenë natyrës komerciale apo private siç njihet nga shumica e rregullatorëve evropian.
ARKEP, që nga njoftimi zyrtar nga Telekomi i Kosovës për ndërprerjen e këtij bashkëpunimi, ka marrë disa veprime rregullative me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, ndër të tjera, edhe duke kërkuar nga palët që të përmbahen nga veprimet e njëanshme që do të mund ta dëmtonin konusmatorin. Në funksion të kësaj, për shkak të rëndësisë që ka kjo çështje, është trajtuar në pesë mbledhje të Bordit të ARKEP, nga data 26 korrik 2019.
ARKEP i bënë me dije konsumatorët e shërbimeve dhe opinionin e gjerë se, sa i përket çështjes së numeracionit në përdorim për telefoninë mobile në Republikën e Kosovës, Ligji për komunikimet elektronike dhe Rregullorja për Planin Kombëtar të Numeracionit, e përcaktojnë qartë mënyrën e aplikimit dhe ndarjes për përdorim apo transferim të numeracionit nga ARKEP, për ndërmarrjet që operojnë në tregun e komunikimeve elektronike.
Po ashtu njoftojmë se, ARKEP deri me tani nuk ka pranuar ndonjë aplikim formal për, ndarje, ndërprerje të përdorimit apo transferim të numeracionit të përdorur nga Z mobile, ashtu siç e parashihet për vendimmarrjen në lidhje me resurset e komunikimeve elektronike me Ligjin dhe Rregulloren e lartpërmendur.
Njëkohësisht, në këtë rast ARKEP vënë në pah se, nuk bëhet fjalë për mungesë të numeracionit të cilin operatorët, përfshi edhe Telekomin e Kosovës, e kanë në dispozicion, sepse ata kanë kapacitete shumë më të mëdha sesa numri i klientëve të tyre dhe mund të marrin edhe numeracion shtesë në rast të paraqitjes së nevojës, në çdo kohë.
Por, në secilin rast, është në diskrecion të përdoruesve fundor që të vendosin se shërbimet e cilitdo operator do t’i marrin në shfrytëzim, megjithatë ARKEP, do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që qytetarët të mund të mbajnë numrat e tyre, duke ua mundësuar vijueshmërinë e shërbimit, i cili në këtë rast është dhënë nëpërmjet rrjetit të operatorit Telekomi i Kosovës.
Duke qenë se bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy operatorëve ka qenë i bazuar në aspekte komerciale dhe jo i imponuar nga rregullatori, atëherë, edhe zgjidhja për këtë çështje do të duhej të vinte nga operatorët. Megjithatë, ARKEP është e gatshme të marrë vendime rregullatore në përputhje të plotë me ligjin për komunikimet elektronike, me qëllim që konsumatorët të mund të mbajnë numrat e tyre dhe të kenë vijimësi të shërbimit.
Duke ditur rëndësinë e kësaj çështje si dhe bazuar në faktin se Republika e Kosovës në fushën e komunikimeve elektronike e shfrytëzon plotësisht kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian, ARKEP ka kërkuar edhe ndihmën e Organit Evropian të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike (BEREC) lidhur me çështjen konkrete në veprim. Për më tepër Bordi i ARKEP ka vendosur që të marrë edhe një ekspertizë ndërkombëtare për ta ndihmuar për trajtimin e çështjes në fjalë. Termat e referencës për këtë ekspertizë janë miratuar nga Bordi i ARKEP në mbledhjen e datës 21 gusht 2019 dhe procedurat e përzgjedhjes do të bëhen në një afat sa më të shpejtë nga Agjencia Qendrore e Prokurimit publik e cila është përgjegjëse për prokurimet e ARKEP.
ARKEP ka pranuar informacionin nga Telekomi i Kosovës se faza e tranzacionit për përmbyllje të këtij procesi do të zgjasë 120 ditë nga data 30 korrik 2019 dhe ARKEP pas marrjes së sqarimeve të nevojshme nga palët si dhe kalimit nëpër hapat e domosdoshëm ligjor, do të marrë vendim në një afat sa më të shpejt që të jetë e mundur në lidhje me këtë çështje.
Pandërmjetshëm, dëshirojmë të theksojmë se Ligji për komunikimet elektronike obligon ARKEP që vendimet e marra të mos jenë diskriminuese ndaj asnjë ndërmarrje apo individi, prandaj jemi të obliguar të jemi të kujdesshëm dhe profesional në vendim-marrje, në mënyrë që vendimet tona të sotme të mos krijojnë precedent për raste gjyqësore kundrejt institucioneve të Republikës së Kosovës.
ARKEP do të shqyrtoj çdo kërkesë të Telekomit të Kosovës në afat të përshpejtuar kohor në pajtueshmëri me Ligjin për komunikimet elektronike.
Përfundimisht, i bëjmë me dije konsumatorët dhe opinionin e gjerë se, ARKEP është i vendosur në përkushtimin e vetë për zbatimin e Kushtetutës, ligjit dhe akteve tjera rregullative, sa i përket zhvillimit të veprimtarisë dhe zbatimit të kompetencave në fushën e vet. Prandaj, në asnjë rast nuk do t’i nënshtrohet interesave të kujtdoqoftë, e as paragjykimeve të pabaza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht