LAJMI I FUNDIT:

Arinjtë “pushtojnë” rrugët e qytetit kanadez Yellowknife

Arinjtë “pushtojnë” rrugët e qytetit kanadez Yellowknife

Rrugët e qytetit kanadez Yellowknife janë “pushtuar” nga arinjtë.

Zjarret e ndezura në pyjet në veriperëndim të British Columbia kanë detyruar qytetarët të evakuohen nga qytetet dhe fshatrat, megjithatë rrugët nuk janë edhe aq të zbrazëta – ato po i frekuentojnë arinjtë, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuar në Yellowknife shfaqin arinjtë që “shëtisin” rrugëve duke kërkuar ushqim nëpër shporta të mbeturinave, e kjo po ndodhë pas vendet që zakonisht i frekuentojnë janë djegur nga zjarret.


Banorët e Yellowknife janë evakuuar një javë më parë, kurse autoritetet e atjeshme që kanë mbetur në qytet kanë parë mbi nëntë lloje të arinjve që ishin larguar nga pyjet për shkak të tymit.

E erërat e forta po e bartin edhe erën e mbeturinave – që po i tërheqin arinjtë dhe për këtë arsye kanë zbritur në qytet. /Telegrafi/