Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Arijon Ibrahimovic më në fund ka shënuar golin e parë për Heidenheimin.

Ibrahimovic realizoi nga penalltia për ta përmbysur epërsinë në përballjen ndaj Stuttgartit.


Shkaku i një ndërhyrje brenda zonës, gjyqtari akordoi penallti – të cilën më pas e konkretizoi lojtari prizrenas (34’).

Për të parë golin: VIDEO

Ndërkohë, Kosova është duke vazhduar të punojë për ta bindur Ibrahimovicin që të bëhet “dardani” më i ri para ndeshjeve të muajit mars./Telegrafi

telegrafi sport app