Arijan Ademi ka vendosur të largohet nga Dinamo Zagreb pas 13 viteve qëndrim te klubi kroat.
Mesfushori shqiptar është pjesë e klubit më të madh kroat që nga mosha 18 vjeçare kur iu bashkua nga Sibenik dhe që nga ajo kohë është shndërruar në një legjendë të klubit.
Ademi ka qenë i huazuar për gjashtë muaj edhe te Lokomotiva e Zagrebit dhe pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar në ‘Maksimir’.
Por duket se koha ka ardhur ta lë Dinamon edhe pse ka kontratë me kampionët në fuqi të Kroacisë deri në verën e vitit 2026.
Mediat e ndryshme në Kroaci kanë raportuar se Ademi do të largohet në fund të muajit mars nga Dinamo Zagreb dhe karrierën do ta vazhdoj në Kinë.
Nuk specifikohet emri i ri i ekipit, por gjithnjë sipas mediumeve në Kroaci, Ademi do të transferohet në Kinë për kontratën e tij të jetës.
Mediumet kroate i referohen kështu kontratës së Ademit, pasi ai do të fitojë katër milionë euro për tre vite dhe kjo është një kontratë jashtëzakonisht e lartë duke marrë parasysh se është në moshën 31-vjeçare tani.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut deri më tani ka zhvilluar 356 ndeshje zyrtare me fanellën e Dinamos ku ka shënuar 41 gola e ka asistuar në 30 të tjerë. /Telegrafi/