LAJMI I FUNDIT:

Arifi thotë se Lugina dëshiron bashkimin me Kosovën, por pa copëtim territoresh (Video)

Arifi thotë se Lugina dëshiron bashkimin me Kosovën, por pa copëtim territoresh (Video)

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka përsëritur edhe një herë dëshirën e qytetarëve të Luginës që të bashkohen me Kosovën. Ai gjithashtu është shprehur optimist për përfaqësimin e kësaj treve, edhe në fazën finale të dialogut.

Arifi, në një intevistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se nuk duan që të bëhen pjesë e Kosovës, me shkëmbim të territoreve.

Për bashkimin me Kosovën, Arifi ka vlerësuar gjithashtu se duhet të ketë edhe përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare.


Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë intervistës për Telegrafin

“Kam thënë edhe atëherë, dhe kushtet e tona kanë qenë të veçanta për bashkimin e Luginës me Kosovën. Nuk ka shkëmbim territoresh, ne jemi kundër. E dyta, mos me u parcializu Lugina e Preshevës, ose mbesim të gjithë atje, ose vijmë të gjithë këtu. Dhe e treta pa përkrahjen dhe suportimin e faktorit ndërkombëtar mos të merret asnjë vendim”, ka thënë Arifi për Telegrafin.

Shqiprim Arifi: E përkrahim taksën, por ky vendim i ka dëmtuar bizneset e Luginës (Video)
Lexo po ashtu Shqiprim Arifi: E përkrahim taksën, por ky vendim i ka dëmtuar bizneset e Luginës (Video)

Duke folur për mundësinë e përfshirjes në dialog, Arifi ka thënë se Lugina duhet ta ketë një përfaqësues që i  di problemet e kësaj zone.

Kryetari i Preshevës gjithashtu ka thënë se me vendimin për tu bërë bashkë me Kosovën, nuk duan ta dëmtojnë këtë të fundit.

“Jam me shpresë që Lugina do të marrë pjesë në dialog, në çfarë forme ende nuk e di. Jo personalisht Shqiprimi të marrë pjesë. E rëndësishme është që ta kemi dikënd aty, pasi ne i dijmë problemet tona.  Duam ta përfundojmë atë sfidën tonë shumë shekullore që të jemi pjesë e Kosovës. Por, nuk duam ta dëmtojmë Kosovën në asnjë formë”, është shprehur Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori