LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Nuk lëshojmë pe për gjuhën shqipe dhe PSP-në (Video)

Arifi: Nuk lëshojmë pe për gjuhën shqipe dhe PSP-në (Video)

Ashtu siç u paralajmërua mbrëmë nga Telegrafi Maqedoni se dje është mbajtur mbledhje e Këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ku do të vendoset për koalicionin e mundshëm me OBRM-PDUKM-në, nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi mbrëmë në intervistë për Tellma deklaroi se, nuk bëhet fjalë për bisedime klasike me OBRM-PDUKM, edhe pse afati për formimin e qeverisë kalon shumë shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se BDI-së i duhet ende kohë, sepse tani po merret me politikat e brendshme të partisë, të cilat janë prioritet.

“Pas mbledhjes së Kryesisë së BDI-së, kryetari ynë është takuar me udhëheqësit e të dyja partive, edhe OBRM-PDUKM-së edhe LSDM-së, ku i kanë thënë qëndrimet tona për të cilat nuk do të bisedojmë, dhe kjo është çështja e gjuhës shqipe dhe vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Ka komunikime në lidhje me sqarimin e këtyre çështjeve, por jo negociata klasike”, tha Arifi.


Arifi poashtu e dënon fenomenin e ashtuquajtur ‘çsorosoidizmin’ të cilën e njoftoi dhe e filloi Nikolla Gruevski, dhe porositi se BDI nuk ka asgjë kundër Fondacionit Soros. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori