LAJMI I FUNDIT:

Arianit Sadiku i LVV-së zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan

Arianit Sadiku i LVV-së zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan

Përmbyllet në të gjitha komunat e Kosovës konstituimi i kuvendeve komunale.

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme, ka zgjedhur Arianit Sadikun për kryesues të kësaj përbërje për mandatin vijues 4-vjeçar.

Për Arianit Sadikun e LVV-së kanë votuar 18 anëtarë të Kuvendit, derisa kundër-kandidatja e tij, Shpresa Kurteshi-Emini nga LDK ka marrë 17 vota.


Arianit Sadiku, me të marrë postin e kryesuesit, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe i ka ftuar ata të punojnë së bashku për interesa të qytetarëve të Gjilanit.

“Besojmë dhe shpresojmë se ky katër vit i ardhshëm i punës tonë në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve, të cilët ne si subjekte i përfaqësojmë dhe me punën tonë të përbashkët do të vendosim për më të mirën e qytetit tonë, për më të mirën e komuniteteve në përgjithësi”, ka thënë Sadiku.

Përndryshe, në fillim të kësaj seance, betimin e kanë dhënë tre anëtarë të Kuvendit, Sami Ahmeti e Rijad Elezi (LDK) si dhe Sreten Trajkoviq (LS), të cilët kanë munguar në seancën e parë, ose janë zëvendësuar ndërkohë.

Seancën e sotme, të dytën me radhë, e ka thirrur dhe udhëhequr deri në zgjedhjen e kryesuesit, anëtari më i vjetër i Kuvendit, Ismajl Kurteshi.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori